Vendosni fjalën kyçe....

Rikthehet në burg Vangjush Dako


Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, është dërguar në burg, pasi gjendja e tij pas qëndrimit në spital është përmirësuar. Ai u dënua me 2 vite e 8 muaj burg nga Apeli i Posaçëm për shpërdorim detyre. Ditën që Apeli mori vendimin e rikthimit në qeli, Dako pati probleme shëndetësore dhe qëndroi disa ditë i shtruar.

Dënimi i Dakos përfundon më 27 shtator.Dako u akuzua nga SPAK për shpërdorim detyre në dy raste. E para lidhur me lidhur me miratimin e lejes së ndërtimit në favor të shoqërisë Fakle sh.p.k, ku ai dhe vartësit përpiluan dokumentet dy vjet pasi ndërtimi kishte përfunduar dhe banorët kishiin hyrë në apartamentet e tyre për të banuar.

Episodi i dytë lidhet me një procedurë prokurimi, për shërbim konsulence, sigurimin e një projekti të quajtur “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila”.

Prokuroria e Posaçme thotë se komisioni i ngritur me urdhër të Dakos, ka kryer gabim llogaritjen e fondit limit, gati 10 herë më shumë sesa vlera që duhet të llogaritej ne bazë të të vendimit të Këshillit të Ministrave.