Vendosni fjalën kyçe....

Bie në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 47-vjeçari



Një ngjarje tragjike ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen “Guerile” të qytetit të Shkodrës, ku një 47-vjeçar ka humbur jetën në rrethana të dyshimta, teksa ndodhej në oborrin e banesës së tij.

Viktima, i identifikuar me inicialet P. L., dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike gjatë kohës që po kryente punime në oborr. Sipas informacioneve paraprake, ai është gjetur pa shenja jete nga familjarët, të cilët kanë njoftuar menjëherë shërbimet e emergjencës.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj fatkeqësie.

Njoftimi i Policisë së Shkodrës:

“Në lagjen ‘Guerile’, është gjetur pa shenja jete, në oborrin e banesës së tij, shtetasi P. L., 47 vjeç, i cili dyshohet se gjatë kohës që po kryente disa punime në oborr, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe, për pasojë, ka humbur jetën.”