Vendosni fjalën kyçe....

Zjarr në Bulçar të Gramshit, dy helikopterë të Ministrisë së Mbrojtjes nisen për shuarjen e flakëve


Një vatër zjarri e cila u shfaq që në orët e para të ditës së sotme në fshatin Bulçar të Gramshit, vijon të jetë aktive në pyllin me pisha.

Terri i thyer ka bërë që forcat zjarrfikëse ta kenë të pamundur shuarjen e flakëve.

Sipas burimeve në media, mësohet se në drejtim të Gramshit janë nisur dy helikopterë të Ministrisë së Mbrojtjes për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit.

Kujtojmë që nga zjarret që përfshinë Gramshin në muajin gusht, u dogjën me mijëra hektarë dhe u shkrumbuan me dhjetëra banesa.