Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Inteligjenca Artificiale hyn në sistemin shëndetësor shqiptar


Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të ministres së re të Shëndetësisë, Evis Sala, njoftoi se qeveria do të fusë inteligjencën artificiale në shërbimin shëndetësor, në partneritet me një nga kompanitë më të njohura ndërkombëtare në këtë fushë.

Ai shtoi se pritet të hapet edhe një universitet i ri në Fier, si dhe të ndërtohet një spital ekselence për turizmin shëndetësor dhe përballimin e kërkesave gjatë sezonit veror.

“Janë dy shtylla të rëndësishme ku do mbështetemi, krijimi dhe zgjerimi i alenacave dhe nga ana tjetër futja e AI në sistemin shëndetesor.

Kemi hapur një trase dhe kemi firmosur marrëveshje me ekselencën italiane dhe europane, qoftë për administrimin e QSUT dhe universitetin.

Kemi nisur bashkëpunimin për Spitalin Onkologjik me spitalin SHEBA në Izrael, duam të shkojmë me hapjen e një Universiteti në Fier.

Duam të shkojmë më tutje edhe me ndërtimin e një spitali ekselence që të ofrojë shërbime, si pikë referimi e turizmit shëndetësor dhe të përballojë kërkesa sidomos gjatë sezonit veror dhe nga ana tjetër jemi në diskutime për të lidhur partneritet me një ndër kompanitë më të njohura në fushën e AI në shërbim të shëndetësisë”, tha Rama.