Vendosni fjalën kyçe....

Si në filma, zhduken 1 milion dollarë brenda Ministrisë së Jashtme të Rusisë, ishin futur në kutinë e vodkës


Në një ndodhi si në filma, një zyrtare ruse thuhet se është arrestuar pas një grabitjeje të guximshme të ndodhur në Ministrinë e Jashtme të Rusisë në Moskë. Rreth 1 milion dollarë fonde shtetërore thuhet se janë rrëmbyer nga një kuti vodka.

Rrjeti REN TV raportoi të enjten se fondet ishin pjesë e një pagese 1.5 milionë dollarë nga Irani në këmbim të ofrimit të shërbimeve konsullore. Paratë, të cilat dyshohet se janë marrë nga diplomatët, u dorëzuan në zyrën e specialistes më të lartë të Departamentit të Financave, Natalia Agaltsova, në dy çanta dhe një kuti të mbyllur vodka ‘Absolut’.

Agaltsova pretendon se ajo dha alarmin kur shkoi për të numëruar paratë e gatshme dhe e kuptoi se, ndërsa në krye të secilit top me lekë ndodheshin kartëmonedha 100 dollarëshe, pjesa tjetër ishte zëvendësuar me kartmonedha 1 dollarëshe, duke lënë më shumë se 1 milion dollarë më pak.

Irani, i cili i çon në rrugë të tjera paratë ndaj vendeve për shërbimet e tyre, për shkak të sanksioneve të SHBA-së, supozohet se ia kishte dorëzuar paratë ambasadorit të Rusisë në Teheran. Zyrtarët e ambasadës thuhet se vërtetuan që shuma ishte e plotë dhe i mbyllën ato brenda kutive të cilët ruheshin nga sigurimi.

Pasi vërejti mungesën e të hollave, raportohet se nëpunësja e Ministrisë së Jashtme u përpoq të mbulonte mungesën me para në dorë si dhe 200,000 dollarë të kursimeve të saj.

Ajo madje bëri kërkesë për një hua bankare për të ndihmuar në plotësimin e shumës por pasi kredia iu refuzua, ajo u përpoq të vetëvritej. Ajo është arrestuar dhe tani ndodhet në arrest shtëpie ndërkohë që hetimet vijojnë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *