
Një shpërthim me tritol ka ndodhur rreth orës 01:00 në banesën e deputetit të PD-së, Xhelal Mziu, në rrugën “Arjan Sala”.
Nga shpërthimi u shkaktuan vetëm dëme materiale, pa pasoja në njerëz.
Policia njofton se po vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Rreth orës 00:55, dyshohet se në rrugën “Arjan Sala”, në murin rrethues të banesës së shtetasit Xh. M., është vendosur një sasi e dyshuar lënde plasëse.
Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia.