
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Pas vendimit, avokati i tij, Kujtim Cakrani, reagoi ashpër duke e cilësuar procesin si politik.
“Nuk aludoja aspak për një vendim të ndryshëm. Nga sot do ta paragjykoj zonjën Gjoka, nga sot ajo duhet të largohet sepse nuk e bën dot këtë çështje, është çështje politike. Kërkesa e saj është refuzuar nga gjyqtari Bani, por ajo duhet të jepte vendimin që Meta të lirohej,” tha Cakrani.
Avokati shtoi se mbrojtja e Metës do të vazhdojë përballjen ligjore: “Ne do të vijojmë betejën. Do të shterojmë të gjitha hallkat e gjyqësorit.”