Vendosni fjalën kyçe....

Drejtuesja e KLP-së: Duhet të kuptojmë limitet tona, gjithësecili të mbajë aq peshë profesionale sa ka mundësi


Kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani, tha se reforma në drejtësi kërkon rritje të profesionalizmit dhe integritetit të prokurorëve e gjyqtarëve, si kusht për rrugën drejt BE-së. Ajo theksoi se llogaridhënia e prokurorëve sigurohet nga gjykatat dhe vlerësimi etik e profesional i KLP-së, ku janë kryer 34 vlerësime deri tani.

Bogdani nënvizoi se ndryshimi fillon nga ata vetë të cilët duhet të tregojnë profesionalizëm, integritet dhe transparencë. Ajo u bëri apel prokurorëve që të jenë kritikë ndaj vetes dhe punës së tyre, duke analizuar çdo rast me balancë shkak–pasojë.

“Është një realitet që jemi përballur dhe do të vazhdojmë në këtë rrugëtim që duhet të evidentojmë drejt hyrjes në BE. Lidhur me llogaridhënien për punën e prokurorëve, kontrollohen nga gjykatat. Kërkohet një nivel më i lartë profesionalizmi dhe nga prokurorët dhe gjyqtarët.

Mekanizmi tjetër, është nëpërmjet vlerësimit etik dhe profesional që bën KLP. Kemi bërë 34 vlerësime. Është një proces që dikur vlerësohej vetëm nga prokurori i përgjithshëm, ndërsa sot është një këshill i përbërë nga 11 persona që vlerëson punën e magjistratit.

Itegriteti. Ndryshimi i madh që po presim nëpërmjet reformës fillon nga vetja. Nëse nuk reflektojmë, porfesionalizëm, integritet, transparencë, duhet të jetë e vështirë t’i pretendojmë në radhët e magjistratëve.

Këshillë për prokurorët, është ai parimi i Dekartit, dyshoni tek vetja, tek puna juaj. Duhet të analizojmë, të kemi 2-3 versione, të bëjmë atë balancën shkak-pasojë për të qenë të bindur e korrektë si me veten ashtu dhe me publikun.

Ngarkesa e prokurorëve dhe gjyqtarëve është e lartë nga vakancat në sistem. Është e pamundur që një magjistrat të veprojë në kushte normaliteti. Në këtë tusni pune të kemi disa aftësi menaxheriale të zhvilluara, qoftë indivualisht dhe trajnimeve.

Duhet të kuptojmë limitet tona. Gjithësecili të mbajë aq peshë profesionale sa ka mundësi. Duhet të shikojmë të ndajmë përgjegjësinë me të tjerët dhe të bëjmë pjesë të punës tonë pjesëtarë të tjerë që mund të na ndihmojnë në punën tonë.”