Vendosni fjalën kyçe....

“S’ka vend për BE-në në tryezën e bisedimet për Ukrainën” – Lavrov


Vendet e BE-së po përpiqen të futen me forcë në procesin e paqes në Ukrainë, pavarësisht qëndrimit të tyre hapur armiqësor ndaj Rusisë, tha ministri i Jashtëm Sergej Lavrov, duke theksuar se blloku duhet të mbahet jashtë bisedimeve për këtë arsye.

Duke folur në një tryezë të rrumbullakët në ambasadë rreth krizës në Ukrainë të mërkurën, Lavrov tha se vendet e BE-së “po përpiqen qartë, mjaft paturpësisht, të rimarrin një vend në tryezën e negociatave”. Megjithatë, ministri sinjalizoi se nuk kanë punë atje, shkruan Rt.

Blloku, argumentoi ai, mban një “pozicion revanshizmi, të shkaktimit të një disfate strategjike ndaj Rusisë”, ndërsa debaton një vendosje të mundshme trupash në Ukrainë në rast të një armëpushimi. “Sigurisht, nuk ka vend për këtë në tryezën e negociatave”, theksoi ai.

Lavrov gjithashtu vuri në dukje se si BE-ja ashtu edhe Kievi po kërkojnë të bindin Presidentin e SHBA-së Donald Trump të braktisë përpjekjet e tij për të zgjidhur konfliktin dhe të rikthehet në një përballje me Rusinë.

“Ata duan, në thelb, ta shndërrojnë luftën e Bidenit në luftën e Trumpit”, tha ai.