
Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) hapi sot zyrtarisht garën për drejtuesin e ri të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Procedura nis tre muaj përpara përfundimit të mandatit të kryeprokurorit aktual, Altin Dumani, i cili u zgjodh në këtë post më 16 dhjetor 2022.
Në mbledhjen e sotme të trupës së KLP-së ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Tiranë, duke konfirmuar interesin e partnerëve ndërkombëtarë për një proces të drejtë dhe transparent.
Altin Dumani, i dyti në krye të SPAK pas Arben Krajës, mori drejtimin e kësaj strukture në një kohë kur pritshmëritë publike dhe presioni ndërkombëtar për rezultate konkrete kundër korrupsionit në nivelet e larta ishin më të forta se kurrë. Përzgjedhja e tij u bë nën monitorimin e ngushtë të ndërkombëtarëve, me pjesëmarrjen e ish-ambasadores së SHBA, Yuri Kim, gjatë votimit.
Edhe këtë herë pritet që procesi të ketë të njëjtën vëmendje.