Vendosni fjalën kyçe....

“Jemi homofobë, ndryshimi ligjor mbi gjininë duhet pranuar, kjo është demokracia” – Shefja e Grupit të të Drejtave të Njeriut


Shoqëria shqiptare është homofobe, tha kryetarja e Grupit Shqiptar të të Drerjtave të Njeriut.

Ajo deklaroi se homofobia shprehet në forma nga më të ndryshmet ndërsa theksoi se problemi i parë i homoseksualëve shqiptarë është ai me familjen.

E ftuar në Log ku po diskutohej projektligji i fundit i propozuar nga qeveria shqiptare mbi gjininë, ajo tha se ndryshimet në këtë drejtim duhen respektuar pasi kjo është demokracia.

“Njerëzit e kërkojnë këtë, për sa kohë njerëzit e kërkojnë këtë, kjo duhet zbatuar. Kjo duhet respektuar, kjo është demokracia. Ne jemi homofobë dhe nuk e analizojmë homofobinë dhe të ndryshojmë. Homofobia shprehet në forma nga më të ndryshmet, me akte të dhunshme, në formë verbale po edhe me qëndrim. Me qëndrimin që mbajmë ndaj njëri-tjetrit. Problemet më të mëdha të homoseksualëve janë me familjen dhe familja është ajo e para që i përjashton ose pranon. Kur kjo pranohet, për ata ndryshon dhe përmirësohet. Ndryshimi në terminologji është ndryshim në mentalitet.” – tha Ballauri.