
nHolanda do rrisë buxhetin e saj të mbrojtjes vitin e ardhshëm në 27 miliardë euro, ndërsa vendi punon drejt përmbushjes së objektivit të ri të NATO-s për të shpenzuar 5% të produktit të brendshëm bruto për sigurinë deri në vitin 2035, shkruan Bloomberg.
“Do nevojitet më shumë për ta mbajtur Evropën të sigurt në të ardhmen”, tha ministri i Financave në detyrë Eelco Heinen para parlamentit të martën në Hagë.
“U bënë marrëveshje të qarta për këtë në samitin e NATO-s në Hagë dhe një nga zgjedhjet kryesore me të cilat përballemi është se si do ta paguajmë atë.”