Vendosni fjalën kyçe....

Hapja e Grupkapitullit 4, Begaj: Me këtë ritëm, Shqipëria drejt hapjes së të gjithë grupkapitujve të BE brenda vitit


 

Presidenti Bajram Begaj përshëndeti hapjen e Grupkapitullit 4 në Konferencën Ndërqeveritare Shqipëri-BE në Bruksel, që përfshin Agjendën e Gjelbër dhe Lidhshmërinë e Qëndrueshme.

Ai e vlerësoi këtë si një hap të rëndësishëm drejt anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe shprehu besimin se me këtë ritëm brenda vitit do të hapen të gjithë kapitujt e negociatave.

 

 

Mesazhi i plotë:

Një tjetër hap shumë i rëndësishëm në procesin e anëtarësimit të plotë evropian.
Sot Shqipëria hapi negociatat për grupkapitullin 4: Agjenda e Gjelbër & Lidhshmëria e Qëndrueshme.
Me këtë ritëm, Shqipëria drejt realizimit të objektivit të saj për të hapur gjithë grupkapitujt e negociatave brenda vitit.