Vendosni fjalën kyçe....

“Tre persona janë përplasur për vdekje” – Banorët e Spitallës protestë, projekti i rrugës pa trotuare


Banorët e rrugës “Aristoteli” në Spitallë të Durrësit protestuan sot për mungesën e trotuareve.

Rruga ka nisur të ndërtohet disa muaj më parë, ndërsa banorët thonë se në projektin që iu është prezantuar nga inxhinieret e firmës ndërtuese kanë vënë re se mungojnë trotuaret, shkruan Bë.

Ata thonë se në këtë rrugë kanë gjetur vdekjen tre persona, të cilët janë përplasur nga automjetet. Për zgjerimin e rrugës banorët thonë se janë të gatshëm të prishin edhe muret rrethuese të oborreve të tyre, mjafton që rruga të ndërtohet sipas standardeve.

Ata i bëjnë thirrje autoriteteve përgjegjëse të marrin masa të menjëhershme për zgjidhjen e kësaj problematike, ndërsa punimet pritet të përfundojnë brenda 5 muajve