
Pas paraqitjes në SPAK për masën e detyrimit për paraqitje, Sali Berisha hodhi akuza të forta ndaj Altin Dumanit, duke e quajtur “kriminel kushtetues”.
Sipas Berishës, Dumani ka përdorur pushtetin për të bërë pazare me banda dhe për të amnistuar ministra që bashkëpunonin me kartelet e drogës.
“Ky kriminel kushtetues, përdori besimin dhe ligjim për të bërë pazare për interesa personale. Ky kriminel kushtetues, amnistoi ministra që bënin pazare me kartelet e drogës.
Taulantin që zbatonte porositë e Suelit për të arrestuar kundërshtarët e bandës së Suelit.
Taulantin që urdhërohej nga cela për të urdhëruar terroristët që vendosën në shalën e biçikletës së Lulzim Kullës.
Troplinin. Bënte pazare me krimet e Ulsiut, që merrte dy kostume të bukura nga Hajri dhe që kërkonte ng abandatë e trafikantë 500 mijë euro dhe çantën Louis Vuitton se i duhej për zonjën.
Pazare me Ramën se e nxori Olsin të panjohur, në një kohë kur Olsi ishte në krye të organizatës kriminale të grupit të Xibrakës.
Ky bënte pazare me banditë, me vrasës, Altin Hajri është i lirë sot për shkak të tij. Dënohet roja dhe Altini është i lirë. Se Altin Troplini mori 700 mijë euro”, tha Berisha.