Vendosni fjalën kyçe....

Përplasen dy skafe në Kakome, tre turistë të plagosur


Dy mjete lundruese tip skaf janë përplasur mesditën e së dielës në zonën e Kakomesë, në vendin e quajtur “Bukajeto”. Si pasojë e përplasjes janë plagosur tre shtetas të huaj. Të dëmtuarit u transportuan fillimisht me mjetin e Policisë Kufitare dhe më pas me ambulancë drejt spitalit të Sarandës

Shtetasit e plagosur janë Charlotte Ann Richards 23 vjeç me shtetësi australiane, Alit El Haj Sofian 27 vjeç me shtetësi franceze dhe Bionne Catherine 25 vjeç me shtetësi franceze. Sipas bluzave të bardha të Sarandës të tre turistët janë jashtë rrezikut për jetën.