Vendosni fjalën kyçe....

“Drejtësi për Kosovën dhe çlirimtarët e saj”- Rama për Hashim Thaçin


Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës së mbajtur pranë Gjykatës Speciale të Hagës në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai theksoi se qëndrimi i Shqipërisë është i qartë.

Rama ka publikuar një pankartë me foton e ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, i rrethuar nga flamuj të UÇK-së ku shkruhet me shkronja të mëdha fjala DREJTËSI.

“Drejtësi pra drejtësi, vetëm drejtësi, asgjë më shumë se sa drejtësi dhe asgjë tjetër përveç drejtësisë, për Kosovën dhe Çlirimtarët e Saj”, shkruan kryeministri në postimin e tij.

Një numër i madh i qytetarëve u mblodhen diten e sotme në Hagë për të kundërshtuar gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Qindra protestues u mblodhën në vendin e caktuar ku u zhvillua protesta në Hagë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së të cilët po gjykohen në Dhomat e Specializuara.