
Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shukrov, ka pësuar infarkt gjatë një vizite në Voskopojë.
Shukrov ka qenë me bashkëshorten e tij për të vizituar fshatin turistik të Korçës.
A2 CNN mëson se ambasadori Shukrov, ishte duke vrapuar dhe kishte përshkuar gati 8 km kur nuk u ndje mirë, shkruan A2. Ai ndodhej për një pushim fundjave në Voskopojë, së bashku me bashkëshorten e tij.
Fillimsht ai është dërguar në spitalin e Korçës pritet të sillet në Tiranë për mjekim më të specializuar.