Vendosni fjalën kyçe....

“Më mirë të na mbysin këtu, mezi i ndërtuam” – Banorët në Valbonë kundër prishjes së bujtinave


Banorët e Valbonës që po u prishen bujtinat nga IKMT-ja kanë deklaruar se i kanë ndërtuar me leje ndërsa kanë delaruar se nuk kanë të ardhura të tjera dhe se janë në gjendje të vështirë ekonomike.

“Jam me një grumbull ilaçe, e kam shtëpinë me ujë dhe lagështirë. E kemi ndërtuar për të ngrënë një copë bukë. Fëmija janë atje duke qarë. Këtë vit e bëmë, këtë vit e prishën. Të na mbysin ne nëse duan me e prish. Tre dhoma kemi, tha një grua e moshuara mes lotësh.

Bashkëshorti I saj tha se ajo që po ndodh nuk është parë e dëgjuar as kur në zonë kanë ardhur ushtritë e huaja.

“Ia prish çatinë, leje aty, jam shqiptar, nuk jam serb. Rrëzoje dhe lere ashtu, nuk ka bërë vaki. Në tokë tonë, në shtëpinë tonë, është gjynah. Me djeg shqiptari shqiptarin, më keq nuk ka. Kanë ardh tre policë dhe një police e më thanë: A ke ngatërresë me kënd, jo I thashë. Ia pafshi hajrin’. Para votimeve i kemi ndërtuar. Druri ka ardh nga Kosova. Kemi ndërtesë druri. Po të më kishin thënë policët nuk e kisha ndërtu., tha ai.