Vendosni fjalën kyçe....

Berisha dhe deputetët e PD bëjnë homazhe në 27-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit


Sot shënohet 27-vjetori i vrasjes së Azem Hajdarit, figurës simbol të lëvizjes studentore të Dhjetorit ’90 dhe një nga themeluesit e PD.

Në nderim të tij, Sali Berisha dhe deputetë të opozitës zhvilluan homazhe pranë monumentit në Tiranë, duke vendosur kurora me lule dhe duke mbajtur një minutë heshtje.

Pjesëmarrësit kanë vendosur kurora me lule dhe kanë mbajtur një moment heshtjeje në kujtim të tij, duke e cilësuar Hajdarin si simbol të rezistencës ndaj diktaturës dhe një figurë kyçe në rrugën drejt demokracisë në Shqipëri.

Azem Hajdari u vra më 12 shtator 1998, në një atentat pranë selisë së Partisë Demokratike.