
Sekretari i Shëndetësisë Robert F. Kennedy Jr., e përgëzoi themeluesin e Turning Point USA, Charlie Kirk, si një “shërbëtor të paepur dhe të guximshëm për lirinë e fjalës”, pasi 31-vjeçari u vra të mërkurën.
“Edhe një herë, një plumb heshti rrëfyesin më elokuent të së vërtetës së një epoke”, tha Kennedy, babai dhe xhaxhai i të cilit u vranë gjithashtu. Babai i Kennedy-t, Robert F. Kennedy, u qëllua më 5 qershor 1968, pasi fitoi zgjedhjet paraprake të demokratëve në Kaliforni dhe vdiq të nesërmen. Xhaxhai i Kennedy-t, ish-Presidenti John F. Kennedy, u vra më 22 nëntor 1963.
Kirk, një konservator i zjarrtë dhe ndjekës i përkushtuar i Jezu Krishtit, vdiq pasi u qëllua me armë zjarri në një aktivitet në Universitetin e Luginës së Utah-ut, shkruan Breitbart.