
FBI ka publikuar pamje të një personi të dyshuar në lidhje me vrasjen e aktivistit konservator Charlie Kirk në një universitet në Utah.
Vrasësi ende nuk është kapur, por agjentët thonë se kanë gjetur një armë me fuqi të lartë dhe kanë ndjekur lëvizjet e të dyshuarit.
Zyrtarët bëjnë me dije se i dyshuari duket të jetë në moshë kolegjiale dhe pas ngjarjes është larguar drejt një lagjeje, përcjell BBC.
Megjithatë, ata ende nuk e kanë identifikuar dhe nuk po publikojnë pamjet video të të dyshuarit.
Aktualisht po analizohen gjurmë këpucësh dhe shenja në parakrah të lëshuara në vendngjarje.
Ndërkohë presidenti Donald Trump njoftoi se do t’i akordojë Charlie Kirk Medaljen Presidenciale të Lirisë, pas vdekjes.