Vendosni fjalën kyçe....

Këshilli i Ministrave emëron Ermal Shenën drejtor të ri të Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin



Këshilli i Ministrave ka miratuar lirimin nga detyra të Kastriot Gurrës, nga posti i drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin, dhe ka emëruar në të njëjtin post Ermal Shenën.

Vendimi është marrë në bazë të nenit 100 të Kushtetutës dhe vendimit nr.395 të vitit 2020 mbi organizimin dhe funksionimin e Agjencisë, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe do të publikohet në “Fletoren Zyrtare”.