Vendosni fjalën kyçe....

Plagosje me thikë në Durrës, dy të lënduar pas një konflikti mes familjesh



Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të diele në lagjen nr. 15 të qytetit të Durrësit, ku një konflikt mes dy familjeve ka përfunduar me plagosje.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se si pasojë e përplasjes, në spitalin e Durrësit janë transportuar dy persona të plagosur: njëri me plagë nga mjeti i mprehtë (thikë), ndërsa tjetri ka marrë dëmtime nga goditje me sende të forta.

Autori i dyshuar është larguar nga vendngjarja menjëherë pas incidentit, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij. Grupi hetimor po punon për identifikimin, kapjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shkaku i konfliktit ende nuk është bërë i ditur.