
Sekretari i Shëndetësisë i SHBA-së, Robert F. Kennedy Jr., planifikon të njoftojë se përdorimi i ilaçit që merret pa recetë, Tylenol, i kompanisë Kenvue, tek gratë shtatzëna, është potencialisht i lidhur me autizmin, raportoi të premten Ëall Street Journal, duke cituar njerëz të njohur me çështjen.
Në raport, Kennedy do sugjerojë gjithashtu se një ilaç i nxjerrë nga folati i quajtur acid folik mund të përdoret për të trajtuar simptomat e autizmit tek disa njerëz, raportoi ËSJ.
Departamenti Amerikan i Shëndetësisë tha se deri në publikimin e raportit përfundimtar, pretendimet rreth përmbajtjes së tij janë spekulime, shkruan Reuters.
Aksionet e Kenvue ranë me 14% pas raportit. Tylenol, përbërësi aktiv i të cilit është acetaminofeni, është një qetësues dhimbjesh i përdorur gjerësisht, përfshirë edhe nga gratë shtatzëna.
Kenvue tha në një deklaratë se beson se nuk ka lidhje shkakësore midis përdorimit të Tylenol gjatë shtatzënisë dhe autizmit. Kompania këshillon nënat shtatzëna të flasin me profesionistët e kujdesit shëndetësor para se të marrin ilaçe pa recetë, përfshirë Tylenol-in.