
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në fshatin Llapashticë të komunës së Podujevës, ku një person është gjetur pa shenja jete. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas Ahmetit, rreth orës 19:30, policia ka pranuar një informacion për të shtëna me armë zjarri në këtë zonë. Pas marrjes së informacionit, njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
“Në vendin e ngjarjes është gjetur një mashkull pa shenja jete. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor”, ka deklaruar Ahmeti.
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me prokurorin e shtetit, ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të rastit. Aktualisht nuk dihen motivet apo identiteti i viktimës.
Hetimet janë në vazhdim.