Vendosni fjalën kyçe....

Trump: Protestat e mëdha për pengjet e vënë Izraelin në situatë të vështirë


Presidenti amerikan Donald Trump, nga Shtëpia e Bardhë, tha se Uashingtoni po zhvillon “negociata të thella” me Hamasin për lirimin e të gjithë personave të rrëmbyer, përcjell YNetNews.

“Ne kemi thënë se duam të gjithë të rrëmbyerit. Nëse ata nuk lirohen – Gaza do të jetë në një situatë të vështirë. Ky është opinioni im. Është zgjedhje e Izraelit. Prindërit e të rrëmbyerve duan t’i shohin fëmijët e tyre”, deklaroi Trump.

Ai shtoi se nga rreth 20 të rrëmbyerit, “ndoshta disa janë vrarë, kjo është ajo që po dëgjoj, shpresoj që të mos jetë e vërtetë. Po negociojmë që të na kthehen edhe të vdekurit. Prindërit i duan, sikur të ishin gjallë. Është një situatë shumë e trishtë.”

Presidenti amerikan përmendi gjithashtu protestat e mëdha që po zhvillohen në Izrael për shkak të kësaj çështjeje:
“Nuk kam parë kurrë diçka të tillë, nivelin e dashurisë që shoh. Shoh protesta të mëdha për të rrëmbyerit. Kjo e vendos Izraelin në një pozicion të vështirë.”