
Gaza Humanitarian Foundation (Fondacioni Humanitar i Gazës) ka përgënjeshtruar deklaratën e ish-punonjësit Tony Aguilar lidhur me vrasjen e një fëmije të emëruar si “Amir” nga IDF-ja.
Sipas GHF-së, fëmija i raportuar gabimisht si i vrarë me emrin Amir është gjallë.
Fondacioni shton se emri i vërtetë i të miturit është Abdul Rajiv “Abood” Muhammad Hamden dhe bashkë me nënën e tij janë larguar nga Gaza pasi thanë se janë kërcënuar nga Hamasi.
Ish-kontraktori i GHF-së Tony Aguilar e përmendi historinë gjatë një interviste me gazetarin britanik Piers Morgan.