
Më 8 shtator, në orën 10:00, në Apelin e Posaçëm do të zhvillohet seanca për shqyrtimin e ankimimit të kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Avokati i tij, Kujtim Çakrani, ka kërkuar rrëzimin e vendimit të gjyqtarit Erjon Çela, i cili refuzoi zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me një masë më të lehtë. Sipas vendimit, gjykata argumentoi se Meta, për shkak të funksionit të tij politik, mund të ushtrojë presion ndaj dëshmitarëve të PL-së dhe të ndikojë në hetime.
Meta akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, lidhur me çështjen e lobimit të LSI-së në SHBA dhe aferën CEZ-DIA. Ai u arrestua më 21 tetor 2024 dhe prej asaj kohe ndodhet në paraburgim.