Vendosni fjalën kyçe....

Homazhet për Anagnostin, Marjana Kondi: Lum ai që ikën me dinjitet


Aktorja e njohur Marjana Kondi bëri homazhe në nderim të regjisorit të madh Dhimitër Anagnosti, i cili u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare.

E prekur, Kondi e cilësoi Anagnostin si një kolos të artit shqiptar dhe një personalitet që la pas një trashëgimi të jashtëzakonshme.

Ajo kujtoi korrektësinë dhe humorin e tij, duke treguar se ishte paraqitur për homazhe 10 minuta përpara nisjes, njësoj siç kërkonte gjithmonë regjisori në punë.

“Lum ai që ikën me dinjitet. Profesor Anagnosti, kolosi i artit shqiptar. Kam qenë me fat që kam qenë mikja e tij gjithkush duhet të dijë një gjë që në këtë botë kur të shkosh duhet të shkosh me dinjitet.

Mbaj mend korrektesën e tij, humorin e bukur që kishte. Sot duhet të vija 10 minuta përpara ashtu siç donte në set. Jam me fat, kam mësuar shumë nga ai. Ishte i mrekullueshëm. Ai do të prehet në botën e vërtetë me dinjitet.”, u shpreh Kondi.