Vendosni fjalën kyçe....

Trump u kërkon kompanive farmaceutike përgjigje mbi efektivitetin e ilaçeve kundër COVID-it


Presidenti i SHBA-së Donald Trump u bëri thirrje të hënën kompanive farmaceutike të justifikojnë efektivitetin e barnave të tyre të destinuara për të trajtuar COVID-in.

Ai tha se ka mosmarrëveshje nëse mjekimet e përdorura shpëtuan jetë, shkruan Newsmax.

“Në CDC ka mendime të ndryshme për këtë pyetje, unë dua përgjigjen dhe e dua TANI,” shkroi Trump në Truth Social.

“Më është treguar informacion nga Pfizer dhe të tjerë, të cilat janë të jashtëzakonshme, por ata nuk duket se ia tregojnë kurrë këto rezultate publikut.”

Postimi i Trump në Truth Social

Është shumë e rëndësishme që kompanitë farmaceutike të justifikojnë suksesin e barnave të tyre të ndryshme kundër Covid-it. Shumë njerëz mendojnë se ato janë një mrekulli që shpëtoi miliona jetë. Të tjerë nuk pajtohen! Meqenëse CDC-ja po përçahet për shkak të kësaj pyetjeje, unë dua përgjigjen, dhe e dua TANI. Më janë treguar informacione nga Pfizer dhe të tjerë, të cilat janë të jashtëzakonshme, por ata nuk duket se ia tregojnë kurrë këto rezultate publikut. Pse jo??? Ata shkojnë te “gjuetia” e radhës dhe i lënë të gjithë duke u përleshur me veten, përfshirë Bobby Kennedy Jr. dhe CDC-në, duke u përpjekur të kuptojnë suksesin ose dështimin e punës së Kompanive Farmaceutike kundër Covid-it. Ata më tregojnë shifra dhe rezultate të SHKËLQYESHME, por nuk duket se po ua tregojnë shumë të tjerëve. Dua që ata t’ua tregojnë TANI, CDC-së dhe publikut, dhe ta sqarojnë këtë RRËMUJË, në një mënyrë ose në një tjetër!!! Shpresoj që OPERACIONI ëARP SPEED të ishte aq “i shkëlqyer” sa thonë shumë. Nëse jo, të gjithë duam të dimë për të, dhe pse??? Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje shumë të rëndësishme! President DJT” – shkruan Trump.