
Interi ka pësuar një humbje surprizë ndaj Udinezes në shtëpi 2-1.
Edhe pse shënuan të parët me Dumfries, zikaltrit u dorëzuan shpejt duke pësuar dy gola në pjesën e parë, rezultat që mbeti i pandryshuar.
Në ndeshjen tjetër të mbrëmjes, Lacio shkatërroi Veronën 4-0. Romanët e vulosën rezultatin që në pjesën e parë duke shënuar tre gola ndaj miqve të pafuqishëm.