Vendosni fjalën kyçe....

Ekzekutohet deputeti ukrainas (Video)


Pamjet e kamerave të sigurisë të postuara në internet kanë kapur momentin kur deputeti i të djathtë ukrainas dhe ish-kryetari i parlamentit Andrey Parubiy u qëllua për vdekje në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv, të shtunën.

Videoja 25-sekondëshe tregon një burrë, që besohet të jetë Parubiy, duke ecur përgjatë një trotuari kur një burrë tjetër që mbante një qese ushqimesh fillon ta ndjekë. Sulmuesi drejton atë që duket të jetë një armë në shpinën e Parubiy ndërsa të dy zhduken pas një peme. Pak çaste më vonë, personi i dyshuar i armatosur vrapon nga rruga që kishte ardhur. Meqenëse videoja është pa zw, nuk dëgjohen të shtëna, por Parubiy nuk shihet duke dalë përsëri, shkruan RT.

Autoritetet ukrainase nuk e kanë konfirmuar vërtetësinë e pamjeve. Fotot e shpërndara më vonë në internet treguan të dyshuarin në një biçikletë elektrike me një qese korrieri, si dhe trupin e Parubiy në trotuar pasi mbërriti policia. Administrata e Lvivit konfirmoi vdekjen e Parubiy para se të mbërrinin mjekët, duke shtuar se autori mbetet i lirë.

Udhëheqësi ukrainas Zelensky tha se u informua nga ministri i Brendshëm dhe Prokurori i Përgjithshëm për atë që ai e quajti “vrasje të tmerrshme” të politikanit 54-vjeçar.

Parubiy ishte një figurë kyçe në trazirat e Kievit të vitit 2014, të cilat kulmuan me grushtin e shtetit në Maidan. Ai mbikëqyri grupet e djathta në kampin e protestës.