Vendosni fjalën kyçe....

Shembet me tritol resorti i ish-kreut të IMT-së Durrës Ardian Halili (Video)


Resorti i ish-kreut të arrestuar të IMT-së Durrës, Ardian Halili, është shembur ditën e sotme me shpërthim të kontrolluar.

Kompleksi turistik në Kepin e Rodonit rezultoi se ishte ndërtuar pa leje në një sipërfaqe 5600 metra katrorë.

Kompleksi përfshinte dhoma hoteli, 11 garsoniere, një pishinë, një restorant dhe një mjedis sportiv.

Resorti kishte nisur të ndërtohej në vitin 2018 kur Halili ishte drejtor i IMT-së Durrës, ku qëndroi deri në vitin 2021.

Ish-kryeinspektori 55-vjeçar me banim në Tiranë është, njëkohësisht është bashkëshort i ish-prokurores Rabjana Halili.