Vendosni fjalën kyçe....

“Jemi gati për shirat me intensitet të lartë që priten” – Kryetarja e komanduar e bashkisë Tiranë


Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, tha se bashkia ishte gati për shirat me intensitet të lartë që pritet të bien në kryeqytet në datat 29 gusht-2 shtator.

Ajo u bëri thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme.

“Të dashur qytetarë! Sipas Buletinit Meteorologjik të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, për periudhën 29 Gusht 2 Shtator priten situata të vështira atmosferike me reshje shiu me intensitet të lartë.

Ju këshillojmë të tregoni kujdes gjatë këtyre ditëve, të shmangni lëvizjet e panevojshme në zonat me rrezik përmbytjeje dhe të merrni masat e nevojshme për sigurinë tuaj dhe të familjeve tuaja. Strukturat e Bashkisë së Tiranës dhe Emergjencat Civile janë në gatishmëri të shtuar për menaxhimin e situatës. Për çdo rast emergjent, mund të kontaktoni në numrat: 112 – Emergjencat Civile, 127 -Urgjenca Mjekësore, 128 – Policia Bashkia është pranë jush dhe në shërbimin tuaj 24/7”, nënvizon Ristani.