
Një 61-vjeçar është vrarë me armë zjarri në fshatin Abat të Shalës, Shkodër.
Viktima Pirro Proni dyshohet se është qëlluar nga Ndoc Maçaj në rrethana të paqarta.
Autori i dyshuar po kërkohet nga policia.
Njoftimi
“Rreth orës 20:00, në fshatin Abat, Shalë, shtetasi N. M., në rrethana ende të paqarta, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin P. P., 61 vjeç. Shërbimet e Policisë janë nisur menjëherë për në fshatin Abat, për të bërë të mundur kapjen e autorit. Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.”