
Studiuesi Auron Tare ka zbuluar se projekti për shpellën e Spilës, pritet të vendoset një Ciklop prej tullumbaceje të ndriçuar nga brenda.
Ai zbulon se është kontaktuar nga një punonjës zyrtar, i cili i ka pohuar se projekti për shpellën e Spilës është përgatitur nga OJF-ja CHëB dhe është miratuar nga ministria e drejtuar nga Blendi Gonxhja.
Sipas punonjësit, projekti parashikon që në shpellë të vendoset objekti në fjalë.
Një ditë më parë, Tare ngriti problemin e gjendjes skandaloze në hyrjen e shpellës së Spilës. I menjëhershëm ishte reagimi nga ministri Gonxhe i cili publikoi një projekt për shpellën e Spilës bashkë me disa foto shoqëruese.
Por një kërkimi të shpejtë, Tare zbuloi se fotot e publikuara nga Gonxhja kishin të bënin me një shpellë në Kinë dhe asnjë lidhje me shpellën e Spilës në Himarë.
“Ciklopi prej Tullumbace
Ndoshta për shkak të debatit mediatik mbi çështjen e Shpellës së Spilës në Himarë, dje më erdhi një mesazh nga një prej punonjësve zyrtarë që janë përfshirë në këtë projekt. Ai argumentonte se, në fakt, ky projekt ishte përgatitur nga një OJF me emrin CHëB Albania dhe i miratuar nga MEKI. Për këtë më dërgoi si projekt-propozimin me 6 fletë, si edhe vendimin e MEKI-t për miratimin e konceptit.
Ndërkohë, pashë edhe postimin e kësaj OJF-je (e njëjta e përfshirë në projektin e Burgut të Spaçit), ku thuhet se ky projekt mbështetet edhe nga Banka Botërore. Ndoshta Banka Botërore duhet të sqarojë pozicionin e saj, por gjithsesi e pyeta personin nëse në projekt është menduar një interpretim historik i legjendës së Odisesë dhe Ciklopit.
Më tha: “Kemi menduar të vendosim një Ciklop prej tullumbace, të ndriçuar nga brenda.”





