Vendosni fjalën kyçe....

U premtonin të huajve pajisjen me viza shqiptare, arrestohen 3 persona në Tiranë


Policia ka arrestuar 3 persona operacionin e koduar “Visa”. Të ndaluarit u premtonin viza shqiptare shtetasve të huaj kundra shumave të konsiderueshme të parave.

Në pranga ranë shtetasit me iniciale D. Ç., 39 vjeçe, E. A., 32 vjeç dhe A. D., 36 vjeç, të tre banues në Tiranë. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin u premtonin viza të huajve kundrejt 1000-apo 1500 eurove.

Sipas policisë shtetasja me iniciale D.Ç dyshohet si organizatore e aktivitetit dhe kamuflohej nëpërmjet një aktiviteti tregtar.

Njoftimi i policisë:

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë zhvilluan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Visa”, si rezultat i të cilit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

D.Ç., 39 vjeçe, E. A., 32 vjeç dhe A. D., 36 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Arrestimi i shtetasve të sipërpërmendur u bë pasi shtetasja D. Ç. (e dyshuar si organizatore), nëpërmjet kamuflimit me një aktivitet tjetër tregtar, në bashkëpunim me shtetasit e tjerë, u ka premtuar disa shtetasve të huaj pajisjen e tyre me dokumentacion si viza, leje qëndrimi dhe përfitimin e shtetësisë shqiptare kundrejt shumave të konsiderueshme që varionin nga 1000 deri 1500 euro.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një pasaportë që i përket një shtetasi të huaj, një vizë e dyshuar e falsifikuar, dy aparate celular dhe dokumente të ndryshme në funksion të aktivitetit kriminal.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Falsifikimi i dokumentave”, “Falsifikimi i vulave stampave, formularëve ose vizave”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shpërdorim detyre”, në ngarkim të 3 shtetasve të lartpërmendur.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *