Vendosni fjalën kyçe....

Ndërron jetë në moshën 66-vjeçare aktori Naun Shundi


Aktori dhe regjisori i njohur Naun Shundi është ndarë nga jeta diten e sotme, në moshën 66-vjeçare, pas një beteje të shkurtër me një sëmundje të rëndë. Ai u trajtua fillimisht në Francë dhe më pas në Shqipëri, ku vazhdoi kurimin në QSUT. Ministria e Shëndetësisë mbuloi kostot e trajtimit pas apelit të familjes.

I njohur për kontributin e tij në teatër dhe kinematografi, Shundi së bashku me bashkëshorten Raimonda themeloi teatrin privat “Zonja e Bujtinës”, ndërsa ka interpretuar edhe në filma si “Vdekje me porosi” dhe “Filma të shkurtër 2010/1”.