
Personi i armatosur që hapi zjarr brenda një kishe në një shkollë katolike në jug të Minneapolis të mërkurën është identifikuar si Robin Westman, raporton The New York Post. Vrasësi trangjinor vrau dy persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë. ëestman ndryshoi emrin nga Robert në Robin në vitin 2020 dhe e identifikoi veten si grua.
Sipas Post, policia po heton tani nëse një manifest 20-minutësh në YouTube i publikuar disa orë para të shtënave kishte lidhje me Westman. Videoja është fshirë që atëherë.
Në video, një dorë kthen ngadalë faqet e një fletoreje të kuqe, e cila është vendosur sipër asaj që duket të jetë diagrame skematike armësh. Ajo gjithashtu tregon armë të shumta, duke përfshirë një pushkë gjysmëautomatike dhe një automatike. Karikatorët mund të shihen të shkruar me “për fëmijët”, “vrit Donald Trump” dhe “shqyej dhe gris”.

Pjesë të manifestit të supozuar ishin shkruar me shkronja cirilike, por me transliterim në anglisht. Në një nga vizatimet në fletoren e zbukuruar me flamuj transgjinorë, ëestman duket se po vizaton veten duke blerë municion nga djalli.
Të dhënat gjyqësore tregojnë se në moshën 17 vjeç, Westman e ndryshoi ligjërisht emrin e tij nga Robert në Robin, me dosje që vunë në dukje një identitet gjinor femëror dhe një dëshirë që emri ta pasqyronte atë. Kërkesa, e paraqitur nga nëna e Westman, u miratua në vitin 2020. Në atë kohë, nëna e tij punonte në Shkollën Katolike të Shpalljes.