
Ministria e Mbrojtejes njoftoi se nga 14 vatra zjarri të raportuara, 11 janë shuar, 2 janë ende aktive por po menaxhohen nga zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura, ndërsa një tjetër mbetet nën monitorim.
Zona më e prekur është Akërnia në Vlorë, ku ndërhyrjet tokësore dhe ajrore, përfshirë helikopterin e Emirateve të Bashkuara, kanë stabilizuar situatën.
Njoftimi:
Pas ndërhyrjeve intensive në disa qarqe të vendit, situata e zjarreve paraqitet më e qëndrueshme dhe nën kontroll.
Nga 14 vatra të raportuara, 11 janë shuar, ndërsa 2 vatra janë ende aktive, por po menaxhohen nga forcat zjarrfikëse dhe Forcat e Armatosura.
1 vatër mbetet nën monitorim të vazhdueshëm, pa rrezik për banesa apo komunitetet përreth.
Zona më e prekur mbetet Akërnia (Vlorë), ku ndërhyrja nga toka dhe ajri ka stabilizuar ndjeshëm
situatën.
Helikopteri i Emirateve të Bashkuara Arabe vijon operacionet nga ajri.
Në terren janë angazhuar dhjetëra forca për garantimin e sigurisë dhe mbylljen përfundimtare të vatrave.