Vendosni fjalën kyçe....

SHBA/ Të shtëna në një shkollë katolike në Minneapolis


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të mërkurën në shkollën katolike Annunciation në Minneapolis, duke shkaktuar reagim të menjëhershëm nga autoritetet lokale dhe federale.

Sipas guvernatorit të Minesotës, Tim Walz, i cili njoftoi ngjarjen përmes X, “Jam informuar për të shtënat në Annunciation Catholic School. Lutem për fëmijët dhe mësuesit tanë, të cilëve java e parë e shkollës u shkatërrua nga ky akt i tmerrshëm dhune.”

Departamenti i Policisë së Minneapolis konfirmoi se “nuk ka kërcënim aktiv për komunitetin në këtë moment” dhe se “personi që hapi zjarrin është i përfshirë dhe neutralizuar.”

Burime për Fox 9 raportojnë se autori, i cili nuk është identifikuar publikisht, është i vdekur.

Autoritetet këshilluan qytetarët të shmangin zonën për të lehtësuar punën e emergjencës dhe ndihmën për të plagosurit.

Pamjet nga vendngjarja treguan prindër duke nxjerrë fëmijët nga shkolla.

Banorët e zonës thanë se dëgjuan kaq shumë të shtëna sa nuk e raportuan menjëherë tek policia, duke menduar se ishte ndonjë punë riparimi mbi çati.

Një burim federal tha për Fox News se një numër i konsiderueshëm njerëzish ka mbetur i plagosur.

Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, tha se DHS po monitoron ngjarjen dhe është në komunikim me partnerët ndër-agjencive.

Po ashtu, kryebashkiaku i Minneapolis, Jacob Frey, tha se po monitoron ngjarjen dhe se ekipi i tij i emergjencës është aktivizuar, duke kërkuar që qytetarët t’u japin hapësirë autoriteteve për të reaguar.

Agjentët e ATF po përgjigjen ndaj raporteve për situatë me të shtënë aktive në kishën pranë shkollës.

Presidenti Donald Trump deklaroi përmes Truth Social se është “informuar plotësisht për të shtënat tragjike në Minneapolis” dhe theksoi se FBI po vepron menjëherë në vendngjarje, duke ftuar qytetarët të luten për të gjithë të përfshirët.

Shkolla e kishës shërben për nxënësit nga klasa K deri në të 8-tën dhe kishte nisur vitin e ri shkollor vetëm të hënën.

Ngjarja është në zhvillim e sipër dhe autoritetet pritet të japin informacione të mëtejshme.