
Dy punonjës të IMT-së Tiranë janë arrestuar nga SPAK, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Në pranga kanë rënë Gerald Fuçia e Edmond Çela, raporton gazetarja Klodiana Lala. Dy punonjësit e IMT-së janë prangosur në një lokal në Kombinat.
Operacioni u zhvillua pas një denoncimi të mbërritur më herët në polici, ku raportohej se punonjësit e IMT-së kërkonin dhe merrnin para nga biznese të ndryshme, në këmbim të mosveprimit ndaj shkeljeve.