
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra në fshatin Markatomaj në anë të superstradës Lezhë-Milot.
Pranë vatrës së zjarrit ndodhen edhe disa banesa, si dhe restoranti i dasmave “Orkidea Palace” të cilat rrezikohen nga flakët.
Ndërkohë forca të shumta zjarrfikëse janë angazhuar për shuarjen e zjarrit që ka dalë jashtë kontrollit.