Vendosni fjalën kyçe....

Spiropali uron kryeparlamentarin e ri: Mezi pres të rifillojmë bashkëpunimin vëllazëror mes Shqipërisë dhe Kosovës


Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka uruar Dimal Bashën për zgjedhjen në krye të Parlamentit të Kosovës.

Ajo e ka cilësuar këtë zhvillim si një hap të rëndësishëm drejt funksionimit të institucioneve dhe ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Urime e sukses Kryetarit të ri, të sapozgjedhur, të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha!

Përgëzime Kuvendit të Kosovës, për çeljen e rrugës për ndërtimin e institucioneve të reja demokratike pas zgjedhjeve.

 

 

Mezi pres të rifillojmë bashkëpunimin e ngushtë vëllazëror mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit tē Kosovës, për të mirën e qytetarëve tanë, për mbështetjen e integrimit euroatlantik të dy vendeve tona, dhe garantimin e mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në rajon”, tha ajo.