Vendosni fjalën kyçe....

Rrëzohet helikopteri në Britani gjatë mësimit të fluturimit, tre vikima


Tre persona vdiqën dhe një u plagos rëndë pasi një helikopter u rrëzua në një fushë gjatë një mësimi fluturimi pranë një qyteti turistik bregdetar në Ishullin Wight të Britanisë të hënën, tha policia.

Policia e Hampshire dhe Ishullit Wight tha se nuk ishte në gjendje të jepte informacione të mëtejshme rreth personave të përfshirë dhe nuk do komentonte mbi rrethanat e incidentit, shkruan Reuters.

Mediat britanike raportuan se kompania Northumbria Helicopter, ka thënë se një nga mjetet e saj – një model G-OCLV – ishte i përfshirë në aksident gjatë një mësimi fluturimi.

Policia më parë tha se helikopteri ishte rrëzuar në një fushë pranë Ventnor.