Vendosni fjalën kyçe....

Putin: Vendet e Evropës pa sovranitet, për ne është jetik. S’kemi vende jomiqësore, vetëm elita armiqësore


Presidenti rus Putin tha para pak ditësh se vendet e Evropës Perëndimore nuk kanë sovranitet teksa theksoi se për Rusinë diçka e tillë është jetike.

Gjatë një bashkëbisedimit të organizuar nga “Rosatom” (Agjencia Bërthamore Ruse), shefi i Kremlinit tha se Moska duhet të bëjë çmos që të ruajë soranitetint, në të kundërt do pushojë së ekzistuari në formën që ka tani.

“Thelbi i sfidave nuk ndryshon nga shekulli në shekull, për një vend si yni është jashtëzakonisht e rëndësishme, të jetë në gjendje të ruajë sovranitetin. Ka vende që ekzistojnë paqësisht pa sovranitet. E gjithë Evropa Perëndimore sot është praktikisht e privuar nga sovraniteti. Ka edhe shumë vende të tjera që janë shumë në rregull me këtë gjë, por Rusia nuk mundet. Me humbjen  e sovranitetit Rusia do pushojë së qeni në formën e saj të tanishme dhe kjo është absolisht e vërtetë. Dhe për të siguruar sovranitetin tonë, për të siguruar të qenit dhe zhvillimin ne duhet të jemi në gjendje të kapërcejmë sfidat që na sjell koha.” – tha ai.

Më tej ai theksoi se Rusia nuk ka vende jomiqësore ndaj saj po vetëm elita armiqësore. Putin vlerësoi mjaft takimin me presidentin amerikan Trumo në Alaskë duke thënë se shpreson që të jetë dritarja e rivendosjes së marrëdhënieve mes dy vendeve.

“A ka dështuar ndonjë nga projektet tona nga vendet jo miqësore. Meqë ra muhabeti, ne nuk kemi vende jomiqësore po elita jomiqësore ndaj nesh. Mendoj se po duket pakëz dritë në fund të tunelit. Më duhet të them se kishte një takim tejet të cilltër dhe kuptimplotë në Alaska. Kontaktet vijojnë në nivel ministrish, departamentesh dhe kompanish. Shpresoj shumë që hapat e parë që janë hedhur të jenë vetëm fillimi i një rivendosjeje të plotë të marrëdhënieve tona. Nuk varet nga ne. Hapat e tjerë varen nga drejtimi i SHBA-së, por kam besim se cilësia e udhëheqjes e presidentit Trump janë një garanci se marrëdhëniet do rivendosen dhe shpresoj se ritmi i punës sonë të përbashkët në këtë platformë do mbahet.” – shtoi Putin.