![]()
Rusia dhe Ukraina shkëmbyen të dielën nga 146 të burgosur lufte secila pas ndërmjetësimit të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA).
Një deklaratë nga Ministria ruse e Mbrojtjes tha se 146 nga ushtarakët e saj u kthyen me “përpjekje ndërmjetësimi humanitar” nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
“Në këmbim, 146 të burgosur lufte të Forcave të Armatosura të Ukrainës u transferuan në anën ukrainase”, shtoi deklarata.
Ajo tha se tetë qytetarë rusë që banonin në rajonin kufitar të Kurskut u kthyen gjithashtu në Moskë si pjesë e shkëmbimit, shkruan AA.
Ushtarakët rusë të kthyer, tha ministria, janë aktualisht në Bjellorusi, ku “po marrin ndihmën e nevojshme psikologjike dhe mjekësore”.
Shtebi Koordinues i Ukrainës për Trajtimin e të Burgosurve të Luftës gjithashtu konfirmoi shkëmbimin në një deklaratë në Telegram, por nuk përmendi shifrat.
“Shkëmbimet vazhdojnë. Dhe kjo është e mundur falë luftëtarëve tanë, të cilët plotësojnë ‘fondin e shkëmbimit’ për Ukrainën; ekipit tonë, i cili punon çdo ditë; dhe partnerëve tanë që ndihmojnë”, shkroi Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në X.
Shkëmbimi i fundit i të burgosurve vjen mes përpjekjeve intensive diplomatike të udhëhequra nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë që vazhdon që nga shkurti i vitit 2022.