Vendosni fjalën kyçe....

I shumëkërkuar për trafik kokainë drejt Holandës, arrestohet në Belgjikë 56-vjeçari shqiptar


Një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është vënë në pranga në Belgjikë.

Bëhet fjalë për Shkëlqim Vokrin, 56 vjeç, banues në Dërmenas të Fierit, i cili kishte marrë shtetësi holandeze dhe kërkohej nga autoritetet e Holandës.

Vokri ishte dënuar për “shkelje të aktit për drogat” në lidhje me transportin e 250 kilogramëve kokainë, ndërsa i mbeteshin për të vuajtur edhe 686 ditë burgim.

Ai u arrestua në kuadër të një operacioni të zhvilluar nga autoritetet belge në bashkëpunim me homologët holandezë dhe rrjetin ENFAST.

Pas kapjes së tij, pritet që procedurat e ekstradimit të vijojnë në mënyrë që 56-vjeçari të dërgohet në Holandë për të kryer pjesën e mbetur të dënimit.