
Një aksident tragjik ndodhi në Nju Jork, ku një autobus turistik me 52 pasagjerë doli nga rruga dhe u përmbys pranë qytetit Pembroke, rreth 40 milje nga Ujëvarat e Niagarës.
Sipas autoriteteve, shoferi humbi kontrollin pasi u shpërqendrua dhe autobusi u rrokullis në autostradë, duke shkaktuar kaos dhe panik te udhëtarët. Nga ngjarja humbën jetën pesë persona, ndërsa dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur, raporton CNN.
Në vendngjarje shkuan ekipe të shumta të ndihmës së shpejtë, ambulanca tokësore dhe ajrore, si dhe policia, e cila nxori disa prej pasagjerëve të bllokuar brenda autobusit.
Shumica e turistëve ishin nga Kina dhe Filipinet, ndaj u angazhuan edhe përkthyes për të ndihmuar në komunikimin me të mbijetuarit dhe me autoritetet.